Përshkrimi
Maskë nate me retinol, në formë xhelatine për konturin e syve. Zbut linjat e thella, rrudhat dhe jep efekt hidratues duke rikthyer tonin dhe strukturën uniforme të lëkurës, pa shkaktuar acarim të padëshiruar. Një përbërje e re e specializuar me retinol aktiv vjen për të dhënë një efekt të menjëhershëm lifting por edhe një efekt afatgjatë në shenjat e plakjes rreth syve. E testuar dermatologjikisht, pa parabene, gluten, silikon dhe alkool.
Përbërësit aktivë
Retinol: Në formën e Retinolit liposomal – për stabilitet dhe depërtim të thellë në lëkurë duke rezultuar në rritjen e prodhimit të kolagjenit, GAG dhe elastinës.
Bakuchiol (Vegetable Retinol): Me vetitë anti-plakje të ngjashme me retinolin, ndihmon në reduktimin e thellësisë së rrudhave tashmë të krijuara duke përmirësuar strukturën dhe tonin e lëkurës. Parandalon formimin e rrudhave të reja, duke mbrojtur barrierën epidermale dhe duke ruajtur nivelet e hidratimit.
Hydroxyproline: Aminoacid i teknologjisë së re, i cili stabilizon, mbron dhe rrit prodhimin e kolagjenit.
Acidi hialuronik: Falë aftësisë së tij për të mbajtur sasi të mëdha uji, ai vepron si një agjent hidratues, duke e mbushur lëkurën, duke zbutur linjat e imëta dhe rrudhat, duke rritur elasticitetin e saj.
Niacinamide: Për shkak të veprimit të tij antioksidues dhe anti-inflamator, riparon dëmtimet nga radikalet e lira, rikthen shkëlqimin, duke reduktuar irritimin dhe dëmtimet pigmentare.
Kompleks Osmolyte: Mbështet vetë-shërimin e lëkurës, duke rritur vetitë e saj rigjeneruese dhe restauruese, si dhe parandalon rënien, humbjen e elasticitetit, duke zbutur rrudhat e thella.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni në mbrëmje, në lëkurë të pastër në zonën poshtë syve, 2-3 herë në javë.
Lëreni për 20-30 minuta, hiqni ngjitëset dhe lyeni produktin e tepërt me gishta.
Nëse i aplikoni gjatë ditës, është i nevojshëm përdorimi i mëpasshëm i një kremi me SPF 30 ose më të lartë.
Kujdes: Mos e aplikoni gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, në lëkurë të irrituar nga dielli ose në plagë.

![Nuxe Christmas Gift-Set Super Serum [10]- The Powerful Anti-Aging Duo](https://blisspharma.al/wp-content/uploads/2025/12/nuxe-christmas-gift-sset-super-serum-10-the-powerful-anti-aging-duo-1-300x300.png 300w, https://blisspharma.al/wp-content/uploads/2025/12/nuxe-christmas-gift-sset-super-serum-10-the-powerful-anti-aging-duo-1-150x150.png 150w, https://blisspharma.al/wp-content/uploads/2025/12/nuxe-christmas-gift-sset-super-serum-10-the-powerful-anti-aging-duo-1-768x768.png 768w, https://blisspharma.al/wp-content/uploads/2025/12/nuxe-christmas-gift-sset-super-serum-10-the-powerful-anti-aging-duo-1-140x140.png 140w, https://blisspharma.al/wp-content/uploads/2025/12/nuxe-christmas-gift-sset-super-serum-10-the-powerful-anti-aging-duo-1-100x100.png 100w, https://blisspharma.al/wp-content/uploads/2025/12/nuxe-christmas-gift-sset-super-serum-10-the-powerful-anti-aging-duo-1-500x500.png 500w, https://blisspharma.al/wp-content/uploads/2025/12/nuxe-christmas-gift-sset-super-serum-10-the-powerful-anti-aging-duo-1-350x350.png 350w, https://blisspharma.al/wp-content/uploads/2025/12/nuxe-christmas-gift-sset-super-serum-10-the-powerful-anti-aging-duo-1-800x800.png 800w, https://blisspharma.al/wp-content/uploads/2025/12/nuxe-christmas-gift-sset-super-serum-10-the-powerful-anti-aging-duo-1-600x600.png 600w, https://blisspharma.al/wp-content/uploads/2025/12/nuxe-christmas-gift-sset-super-serum-10-the-powerful-anti-aging-duo-1-50x50.png 50w, https://blisspharma.al/wp-content/uploads/2025/12/nuxe-christmas-gift-sset-super-serum-10-the-powerful-anti-aging-duo-1.png 1000w)



There are no reviews yet.