Brand:

Stada Snup 0.1% 10 ml x 1 Shishe

421,00 L

Përbërësit + -

Active substance: Xylometazoline Hydrochloride
Other Ingredients: Sea Water , Potassium Dihydrogen Phosphate , Purified Water.
Për detaje të plota , kontrolloni fletëudhëzuesin e produktit ose kontaktoni farmacistin tuaj.

SKU: 6078f1366fac Kategoritë: , , Tag: Marka:

Përshkrimi

Snuk spraj nazal ka si përbërës kryesor xylometazolinën , një bar i grupit alfa-adrenergjik simpatomimetik. Ka veti vazokonstriktore dhe dekongjestionante. Pasi ju përdorni Snup , efekti fillon pas rreth 5-10 minutash. Frymëmarrja lehtësohet dhe eleminimi i sekrecioneve nazalë përmirësohet. Farmakokinetika: Efekti i xylometazolinës spraj zgjat 6-8 orë. Sasia e medikamentt që absorbohet pas aplikimit intranazal është e tillë që mund të çojë në shfaqjen e efekteve sistemike (në sistemin kardiovaskular , në sistemin nervor etj).

Indikimet:
-Për uljen e inflamacionit të mukozës së hundës në rast të ftohjes dhe sulmeve të ftohjes (rinitit vazomotor) , rinitit alergjik.
-Për të lehtësuar eleminimin e sekrecioneve në rastet e inflamacionit të sinuseve dhe parasinuseve dhe në rastet e problemeve të veshit të mesëm që vijnë nga virozat.

Snup 0.1% spray është formuluar për tu përdorur nga të rriturit dhe fëmijët e moshës shkollore.

Kundërindikimet Snup nuk duhet të përdoret:
-Në rastet e mbindjeshmërisë nga lënda aktive ose nga lëndët ndihmëse të pranishme në formulim.
-Në rastet e inflamimit dhe tharjes së mukozës nazale.
-Në rastet pas hipofizektomisë transfenoidale ose ndërhyrjeve të tjera kirurgjikale , të cilat ekspozojnë dura mater.
-Tek fëmijët nën 6 vjeç.

Shtatzënia
Ka të dhëna të pakta në lidhje me përdorimin e Snupit gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Të dhëna të marra nga studimet në kafshë në doza terapeutike nuk treguan efekte toksike. Përdoret vetëm kur mjeku e gjykon të arsyeshme duke u bazuar në raportin risk/benefit. Duke qënë se mbidozimi mund të ndikojë te sasia e gjakut që kalon te fetusi , gjatë shtatzënisë mos tejkaloni dozat ditore të lejuara. Ushqyerja me gji Nuk dihet nëse xylometazolina kalon apo jo në qumështin e gjirit. Përdoret vetëm në rastet kur e gjykon mjeku pasi ka vlerësuar raportin risk/benefit. Mos tejkaloni dozën terapeutike të lejuar. Përpara përdorimit të këtij medikamenti lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim , pasi ai përmban një informacion më të detajuar. Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Përdorimi

Snup është spraj për përdorim nazal. Nëse mjeku nuk e ka rekomanduar ndryshe , Snup përdoret tek të rriturit dhe fëmijët mbi 6 vjeç. Këshillohet 1 spraj në çdo anë të hundës deri në 3 herë në ditë. Mos tejkaloni dozën ditore të lejuar. Mos e përdorni më shumë se 7 ditë rresht , me përjashtim të rasteve kur e ka rekomanduar mjeku juaj. Tek disa persona Snup mund të përdoret për kohë të gjatë , por gjithmonë duke u këshilluar dhe mbikëqyrur nga mjeku , pasi mund të shkaktojë atrofi të mukozës nazale.