Brand:

Momcozy – 7-in-1 Travel Baby Bottle Cleaning Kit

3.800,00 L 3.420,00 L

Momcozy 7 në 1 është një set për pastrimin e shisheve, biberonëve, pjesëve të pompës së gjirit dhe aksesorëve të ushqyerjes që përdoren që nga lindja. Me furça për pjesë të ndryshme dhe një kuti kompakte, ju ndihmon t’i mbani mjetet e pastrimit të organizuara, në shtëpi dhe gjatë udhëtimeve.

Kategoritë: , Marka:

Përshkrimi

Shishet dhe aksesorët e ushqyerjes kanë pjesë të vogla që kërkojnë kujdes gjatë larjes. Momcozy 7 në 1 ju ofron mjete të posaçme për të pastruar si pjesën e brendshme të shisheve, ashtu edhe biberonët, pipëzat, valvulat dhe pjesët e pompës së gjirit.

Furça për shishet ka një dorezë ergonomike për përdorim të rehatshëm. Furçat më të vogla ndihmojnë të arrini hapësirat e ngushta dhe pjesët që pastrohen më me vështirësi.

Aksesorët janë prej silikoni dhe najloni dhe sistemohen në një kuti të fortë që mbyllet. Dizajni kompakt e bën setin praktik për përdorim të përditshëm dhe të lehtë për t’u marrë me vete.

Karakteristikat kryesore:

  • Mjete të posaçme për shishet, biberonët dhe pipëzat e ripërdorshme.
  • Furça për valvulat dhe pjesët e vogla.
  • I përshtatshëm për pastrimin e pjesëve të pompës së gjirit.
  • Dorezë ergonomike.
  • Materiale prej silikoni dhe najloni.
  • Kuti e fortë me mbyllje, për ruajtje dhe transport.

Ngjyra: E gjelbert.

There are no reviews yet.

Be the first to review “Momcozy – 7-in-1 Travel Baby Bottle Cleaning Kit”

Your email address will not be published. Required fields are marked *