Brand:

Kleva Hivotex 30mg/5ml Amroskol 125ml

519,00 L

Përbërësit + -

Ambroxol hydrochloride , hydroxyethylcellulose , sorbitol solution 70% , glycerol solution 85% , saccharin sodium dihydrate , essence orange , menthol , benzoic acid , propylene glycol , water purified. Për detaje të plota , kontrolloni fletëudhëzuesin e produktit ose kontaktoni farmacistin tuaj.

SKU: e4e7db5e6de7 Kategoritë: , , Tag: Marka:

Përshkrimi

Shurupi Hivotex përmban ambroksol , një substancë që demonstron se mund të shtojë eleminimin e sekrecioneve bronkiale. Ai gjithashtu rrit prodhimin e faktorit surfaktant të mushkërive dhe funksionin e epitelit ciliar. Këto veti të ambroksolit kanë çuar në përmirësimin e lëvizshmërisë dhe transportit të mukusit. Rritja e sekrecioneve dhe e klirensit mukociliar lehtëson ekspektorimin dhe qetëson kollën.

Mos përdorni Hivotex nëse:
-jeni alergjik ndaj hidroklorurit të ambroksolit ose ndonjërit prej përbërësve të këtij shurupi;
-keni një sëmundje të rrallë kongjenitale që mund të çojë në papajtueshmëri me disa nga përbërësit e këtij medikamenti;
– jeni shtatzënë ose ushqeni me gji.

Hivotex kundërindikohet të përdoret edhe te fëmijët nën 2 vjeç , sepse mund të shkaktojë obliteracion të bronkeve.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Siguria e administrimit të ambroksolit gjatë shtatzënisë ende nuk është vërtetuar klinikisht , për këtë arsye përdorimi i Hivotex gjatë shtatzënisë nuk rekomandohet. Siguria e administrimit të ambroksolit gjatë ushqyerjes me gji ende nuk është vërtetuar klinikisht , për këtë arsye përdorimi i Hivotex gjatë ushqyerjes me gji nuk rekomandohet.

Ky është një medikament OTC , kështu që mund të merret pa rekomandimin e mjekut. Përpara se të përdorni këtë medikament , lexoni me kujdes fletë-udhëzuesin që gjendet në paketim pasi përmban informacion më të detajuar. Për çdo paqartësi konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.