Përshkrimi
IMMUVID është një suplement ushqimor që përmban Laktoferinë , një proteinë natyrale e cila gjendet në qumështin e gjirit dhe në sekrecionet trupore si pështyma dhe lotët. Laktoferina është e njohur për vetitë e saj imunomoduluese , antibakteriale , antivirale dhe antioksidante , duke ndihmuar në përforcimin e mbrojtjes natyrale të trupit.
Indikacionet terapeutike:
-Përforcimi i sistemit imunitar , sidomos gjatë periudhave të dobësimit të mbrojtjes imunitare.
-Mbështetje në trajtimin dhe parandalimin e infeksioneve bakteriale dhe virale.
-Ndihmë në menaxhimin e proceseve inflamatore.
-Përshtatshëm si mbështetje për fëmijë , të rritur dhe persona me imunitet të kompromentuar.
Mënyra e përdorimit:
Fëmijë dhe të rritur:
-Doza dhe mënyra e përdorimit përcaktohen sipas udhëzimeve të mjekut ose farmacistit.
-Përdoret duke aplikuar një sasi të caktuar të solucionit në gojë ose duke e shtuar në një pije (uji , lëng frutash).
Këshilla: Tundeni mirë përpara përdorimit.
Përfitimet:
-Mbështetje e shëndetit imunitar në mënyrë natyrale.
-Vepron si një agjent antibakterial dhe antiviral.
-Ndihmon në rigjenerimin e shpejtë gjatë periudhave të stresit fizik ose infeksioneve.
-Format praktike e bën të përshtatshëm për të gjitha grupmoshat.
Kundërindikacionet:
-Ndjeshmëri ose alergji ndaj Laktoferinës ose përbërësve të tjerë të produktit.
-Nuk rekomandohet për persona me alergji ndaj proteinave të qumështit të lopës.
Efekte anësore të mundshme:
-Reaksione alergjike të rralla (si skuqje ose ënjtje).
-Në raste të izoluara , mund të shkaktojë shqetësime të lehta gastrointestinale.
Ruajtja:
-Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë , larg nxehtësisë dhe rrezeve të diellit.
-Mbajeni larg fëmijëve.




