-25%
Brand:

Youth Lab Hydro Cleansing Duo Set

2.210,00 L 1.657,50 L

Youth Lab Hydro Cleansing Duo Set është një set i krijuar për pastrimin e butë dhe hidratimin e lëkurës, i cili largon papastërtitë dhe mbetjet e grimit pa dëmtuar barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke e lënë atë të pastër, të freskët, të butë dhe të hidratuar pas çdo përdorimi.

Out of stock

Description

Youth Lab Hydro Cleansing Duo Set është një set i krijuar për pastrimin e butë dhe hidratimin e lëkurës, i cili largon papastërtitë dhe mbetjet e grimit pa dëmtuar barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke e lënë atë të pastër, të freskët, të butë dhe të hidratuar pas çdo përdorimi.

Çfarë përmban seti?

Seti përmban:

  • Youth Lab Hydro Cleanser – Pastrues hidratues për fytyrën që pastron butësisht lëkurën duke ruajtur ekuilibrin e saj natyral.
  • Youth Lab Candy Scrub & Mask – Maskë hidratuese që ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe rikthen nivelet optimale të hidratimit për një pamje më të freskët dhe të shëndetshme.

Youth Lab Hydro Cleanser

Xhel pastrues hidratues i cili heq papastërtitë dhe make up. Agjentët pastrues depërtojnë në thellësi pa ndikuar në nivelin hidratues të lëkurës. Formula e avancuar, e pasur me Ekstrakt nga Gjethja e Ullirit, ndihmon hidratimin dhe rikthen shkëlqimin e lëkurës, duke ofruar mbrojtje të fortë me antioksidantë dhe elasticitet. Cocoglucoside-t pastrojnë butësisht lëkurën pa e irrituar atë, ndërkohë që Sodium PCA, Urea dhe Fruktoza hidratojnë, parandalojnë humbjen e hidratimit transepidermal dhe stimulojnë rigjenerimin e lëkurës. Nuk përmban Sulfat.

Përbërësit

  • Pastrues nga Amoniacide – heqin papastërtitë pa e dehidratuar lëkurën.
  • Ekstrakt nga Gjethja e Ullirit – ka veti qetësuese, antioksiduese dhe mbrojtje antibakteriale.
  • Cocoglucoside – ka efekt të fuqishëm hidratues ndaj qetëson irritimet.
  • Sodium PCA, Sodium Lactate, Urea dhe Fructose – hidratojnë, parandalojnë humbjen e ujit transepidermal dhe nxisin rigjenerimin e lëkurës.

Udhëzime mbi përdorimin

Masazho një sasi të vogël mbi fytyrë, qafë dhe dekolte, me veprime rrethore, në mëngjes dhe në darkë. Shpëlaje me ujë të vakët.

Youth Lab Candy Scrub & Mask

Peeling i fuqishëm që lehtëson poret e bllokuara pa irrituar, ndërkohë që gjallëron lëkurën pa i hequr hidratimin natyror.

Eksfoliant i fortë, por dhe i butë me lëkuren i cili gjithashtu funksionon si maskë, nëse aplikohet për më gjatë,duke hequr në mënyrë efektive ndotësit dhe duke çliruar poret e bllokuara të lëkurës. Veprimi i tij intensiv, pastrues e lë lëkurën të butë duke hequr plotësisht qelizat e vdekura dhe lëkurën e ngurtësuar, pa ndryshuar dhe prishur filmin natyror hidrolipidik të lëkurës.Shijoni një lëkurë të lëmuar, rrezatuese dhe të freskët, pa njolla të zeza dhe me pore më pak të dukshme.

I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe lëkurat e ndjeshme / të thata, pasi nuk shkakton acarim.

Udhëzime mbi përdorimin

Vendoseni në lëkurë të lagur me lëvizje të buta masazhi, duke shmangur zonën e syve. Për rezultate më të mira, lëreni të veprojë për 5 minuta. Hiqeni me ujë të vakët.

Përdoreni atë 1-2 herë në javë .

There are no reviews yet.

Be the first to review “Youth Lab Hydro Cleansing Duo Set”

Your email address will not be published. Required fields are marked *