Brand:

Bioscalin Physiogenia Maskë Forcuese pas Shampos

2.350,00 L 1.880,00 L

Bioscalin® Physiogenina Maskë Forcuese është një trajtim intensiv pas shampos që rigjeneron, forcon dhe mbron flokët e dobët dhe të hollë falë formulës me aminoacide, ceramide dhe kompleksin inovativ Physiogenina.

Ingredients + -

Aqua, cetearyl alcohol, propylene glycol, cetrimonium chloride, galeopsis segetum extract, methylspermidine, panthenol, certhamus tinctorius seed oil, calcium pantothenate, allantoin, glycyrrhetinic acid, biotin, rutin, vitis vinifera seed extract, lecithin, olea europaea fruit extract, zeaxanthin, ceramide np, ceramide ap, cholesterol, phytosphingosine, ceramide eop, phenoxyethanol, glyceryl stearate, amodimethicone, guar hydroxypropyltrimonium chloride, quaternium-22, behentrimonium methosulfalte, tocopheryl acetate, hydroxyethylcellulose, mica, cyclopentasiloxane, disodium edta, o-cymen-5-ol, ethylhexyl methoxycinnamate, collagen amino acids, diethylamino hydroxybenzoyl hexyl benzoate, bht, citric acid, disodium cocoamphodiacetate, trideceth-10, titanium dioxide, benzoic acid, dehydroacetic acid, hydroxypropyltrimonium hyaluronate, sodium chloride, potassium sorbate, maltodextrin, ethylhexylglycerin, helianthus annuus seed oil, sodium lauroyl lactylate, polyurethane-26, silica, quercetin, carbomer, xanthan gum, ascorbic acid, tocopherol, parfum.

Description

Flokë të ristrukturuar dhe të mbrojtur falë Bioscalin Maskë Forcuese me Physiogenina. Ashtu si lëkura, edhe flokët kanë nevojë, herë pas here, një trajtim intensiv që i rigjeneron dhe ushqen ato në thellësi. Për këtë arsye, një maskë forcuese nuk duhet të mungojë një program të plotë përkujdesjeje të flokëve që kujdeset vërtetë për shëndetin dhe bukurinë e flokëve.

Bioscalin me Physiogenina Maskë forcuese pas shampos është një maskë inovative me veprim të shpejtë për flokë të dobët e të hollë, me tendencë për rënie. Ideale për të kompletuar rutinën tuaj të kujdesit ndaj flokëve,Bioscalin Physiogenina Maskë rekomadohet për të rritur veprimin e trajtimit me tableta dhe ampula.

Thelbi i formulimit është kompleksi inovativ, Physiogenina. Studimet in vitro kanë treguar që është në gjendje të rrisë procesin fiziologjik të vetëriparimit qelizor, që është thelbësor për mirëqënien e folikulit të flokut dhe skalpit dhe si rrjedhojë e rritjes së flokëve.

Formula është e pasur me përbërës aktivë që veprojnë direkt në fibrën e flokut dhe në skalp:

  • Aminoacide  kanë veprim riparues në kutikulat e dëmtuara; në të njejtën kohë ristrukturojnë fibrën e flokut, duke e mbrojtur nga agjentët e jashtëm (tharësja e flokëve dhe krehëri)
  • Ceramide ,  të ngjashme me strukturën lipidike të skalpit, ndihmojnë ta mbajë të hidratuar dhe të shëndetshëm.
  • Zbutës të gjeneratës së fundit disiplinon flokët.

Në fund, teknologjia e patentuar siguron që përbërësit aktivë të depërtojnë në flokë dhe skalp, duke i rezistuar shplarjes për një veprim efektiv dhe që zgjat. Formula  Bioscalin Physiogenina Maskë Forcuese është e testuar nën kontroll dermatologjik për të minimizuar rrezikun e alergjive. Pa paraben.

Udhëzime mbi përdorimin

Konsistenca kremoze speciale e maskës ju lejon një aplikim të lehtë në të gjithë gjatësinë e flokëve, deri në skalp, me të cilën duhet të jetë në kontakt. Mjaftojnë 3 minuta qëndrim në flokë të lagur, pas shampos  të të njejtës linjë forcuese me Physiogenina, për të pasur në fund flokë të ristrukturuar dhe të mbrojtur, dukshëm të bukur dhe të shëndetshëm. Shplajeni me ujë të bollshëm pas aplikimit.

Këshillohet përdorimi i Bioscalin® Physiogenina Maskë 1-2 herë në javë.

There are no reviews yet.

Be the first to review “Bioscalin Physiogenia Maskë Forcuese pas Shampos”

Your email address will not be published. Required fields are marked *