Description
Okitask përdoret për trajtimin dhe lehtësimin e dhimbjes , dhimbjes së kokës , dhimbjes menstruale dhe dhimbjeve të muskujve. Mund të tretet direkt në gojë dhe jep efekt brenda disa minutave.
Okitask përmban Ketoprofen , i cili përdoret për trajtimin e dhimbjeve të lehta deri të moderuara si: dhimbje koke , dhimbje dhëmbi , dhimbje kyçesh dhe muskuloskeletike , dhimbje menstruale. Bustina mund të vendoset direkt në gjuhë dhe tretet me përshtymë duke çuar në përthithje më të shpejtë në organizëm.
Indikohet për trajtimin e:
-Dhimbjes së kokës
-Dhimbjes së dhëmbit
-Dhimbjes së kyçeve dhe kockave
-Dhimbjes menstruale
-Dhimbjes së muskujve
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Dozimi:
Të rriturit dhe fëmijët mbi 15 vjeç: Rekomandohet të merrni 1 bustinë direkt në gojë , dozë e vetme ose të përsëritur 2-3 herë në ditë pas vakteve.
MOS përdorni asnjë produkt tjetër që përmban Ketoprofen , barna të tjerë antiinflamatorë kur merrni këtë bar.
MOS e përdorni nëse jeni alergjik ndaj ketoprofenit ose ndonjë përbërësi tjetër të produktit.
Të mos u jepet fëmijëve nën 15 vjeç.
MOS e përdorni për një kohë të gjatë pa këshillën e mjekut.
MOS e merrni nëse vuani nga fenilketonuria.
Ndaloni trajtimin në rastet e shqetësimeve në shikim si paqartësi në pamje.
Kujdes:
Kini kujdes të veçantë me Ketoprofen nëse:
-Keni probleme me hipertensionin , sepse ketoprofeni mund të shkaktojë rritje të presionit të gjakut
-Gjendja juaj shëndetësore nuk përmirësohet
-Ju keni probleme serioze me veshkat ose mëlçinë
-Ju keni ose keni pasur astmë
-Jeni i moshuar
-Vuani nga hemorragji gastrointestinale , ulçeracion dhe perforacion.
-Trajtoheni me barna të tjerë.




