Brand:

Abbott Rabiza 20 mg x 28 Tableta

1.680,00 L

RABIZA është një frenues i pompës protonike që përdoret për trajtimin e ulçerave të stomakut dhe sëmundjeve të refluksit gastroezofageal (GERD). Ajo vepron duke ulur aciditetin në stomak, duke lehtësuar simptomat dhe ndihmuar në shërimin e ulcerave.

Ingredients + -

Rabeprazol Natrium; Mannitol; Hipromelozë; Magnezium Oksid; Natrium Stearil Fumarat; Etilcelulozë; Hipromelozë Ftalat; Dioksid Titani; Trietil Citrat; Polisorbat 80; Talk. Për detaje të plota , kontrolloni fletëudhëzuesin e produktit ose kontaktoni farmacistin tuaj.

Description

Çfarë është RABIZA dhe përse përdoret?

RABIZA me formulën e saj specifike enterike për të mundësuar pëthithjen/absorbimin në aparatin intesinal , është një tabletë e veshur , e rrumbullakët , me ngyrë të verdhë , në formë elipsodiale (bikonvekse) dhe e sheshtë në dy anët. RABIZA disponohet në treg në paketa kartoni që përmbajnë blistera alumini me 28 tableta.

Përbërësi aktiv i RABIZA , rabeprazole natriumi , klasifikohet në një kategori të njohur si , Frenues të Pompës Protonike. Këto barna të përfshirë në këtë kategori , frenojnë funksionin e sistemit të njohur si , pompë protonike , një strukturë thelbësore në lëshimin e acidit në stomak , e gjurmuar në disa qeliza të stomakut , duke ulur kështu aciditetin në stomak. Zvogëlimi i acidit në stomak , mundëson shërimin e ulçerës gastrite , aparatit tretës (zorrët) , të ezofagut (ulçerës peptike) si dhe eliminimin e dhimbjes.

RABIZA rekomandohet për trajtimin e atyre pacientëve që paraqesin , ulçer aktive duodenale , ulçerë të lehtë aktive të stomakut , sëmundje të refluksit simptomatik gastroesofageal eroziv , ose ulçerativ (GERD). GERD , karakterizohet nga transmetimi anormal i lëngjeve gastrite deri në ezofagun e sipërm , pasuar nga gërryrja (erozioni) i kësaj zone , dhe rrjedhimisht duke shkaktuar ulçerat. RABIZA është e rekomanduar edhe në Sindromën Zollinger Ellison , i cili shoqërohet me aciditetin e bollshëm të stomakut , përvec eliminimit të simptomave të rënda të sëmundjes së refluksit gastroezofageal , po ashtu edhe moderimit të shkallës për trajtimin afatgjatë (preservimin e GERD).

RABIZA rekomandohet edhe në zhdukjen e Helicobacter Pylori , i cili shkakton ulçer të stomakut , kur përdoret njëkohësisht me mjekime të përshtatshme antibiotike.

MOS e përdorni RABIZA:

Nëse:
-Ju keni shfaqur më parë reaksione alergjike të rabeprazol natriumi , apo ndaj ndonjë substance në tabletë,
-Ju jeni shtatzënë , apo dyshoni për ndonjë shtatzëni,
-Ju ushqeni me gji.

Ju lutemi merreni RABIZA me kujdes:
-Nëse jeni alergjik ndaj frenuesve të e tjerë të pompës protonike , ose benzimidazoles ,
-Edhe pse disa pacientë , mund të kenë probleme të gjakut dhe të mëlçisë , zakonisht i zgjidhin këto probleme me ndërprerjen e RABIZA.
-Nëse ju keni një tumor në stomak ,
-Nëse keni probleme të mëlçisë ,
-Nëse jeni duke përdorur atazanavir për infeksionin HIV,

Nëse keni dyshime , konsultohuni me mjekun ose farmacistin para se të përdorni RABIZA.. Nëse keni diarre të rëndë shoqëruar me dhimbje të barkut apo djegie dhe ethe , ndaloni përdorimin e RABIZA dhe konsultohuni menjëherë me mjekun tuaj. Përdorimi i një frenuesi të pompës protonike , si RABIZA , veçanërisht për më gjatë se një 1 vit , mund të rrisë rrezikun e frakturave të lehta të artikulacioneve , kyçit të këmbës apo të vertebrave. Nëse keni osteoporozë , ose jeni duke përdorur kortikosteroide (të cilat mund të rrisin rrezikun e osteoporozës) , konsultohuni me mjekun tuaj.

Në qoftë se ju përdorni RABIZA për më shumë se 3 muaj , ka gjasa të bien nivelet e magnezit në gjak. Nivelet e ulëta të magnezit mund të shfaqen të tilla si , lodhje , kontraktime të pavullnetshme muskulare , çorientim , marramendje dhe rritje të frekuencës së zemrës. Nëse përjetoni ndonjë nga këto simptoma , konsultohuni me mjekun tuaj menjëherë. Nivelet e ulëta të magnezit mund të çojnë në ulje të niveleve të kaliumit ose kalcium në gjak. Mjeku juaj mund t’ju kërkojnë të kryeni analiza të rregullta të gjakut , në mënyrë që të mbikqyrë nivelin tuaj të magnezit. Nëse , ndonjë prej këtyre paralajmërimeve përputhet me gjendjen tuaj të tanishme apo me çdo periudhë në të kaluarën , ju lutemi të konsultoheni me mjekun tuaj.

Përdorimi i RABIZA me ushqim dhe pije
RABIZA nuk ndikohet nga ushqimet dhe pijet. Megjithatë , në rast të trajtimeve që kërkojnë marrjen e një dozë të vetme , ju lutem merrni tabletën përpara vaktit të mëngjesit.

Shtatzënia
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin para se të përdorni këtë bar. Nuk është i rekomanduar përdorimi i RABIZA gjatë shtatzënisë , apo nëse planifikoni të mbeteni shtatzënë. Nëse ju , vini re se gjatë trajtimit tuaj , jeni shtatzënë , kontaktoni menjëherë mjekun ose farmacistin.

Ushqyerja me gji
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin para se të përdorni këtë bar. Nuk rekomandohet përdorimi i RABIZA gjatë ushqyerjes me gji.

Drejtimi dhe përdorimi i makinerive
Ju mund të ndjeheni të përgjumur gjatë përdorimit të RABIZA. Në një rast të tillë , mos e ngisni makinën , ose të përdorni makineri të tjera,

Informacion i rëndësishëm në lidhje me disa përbërës të RABIZA
Çdo dozë e këtij produkti mjekësor përmban më pak se 1 mmol (23 mg) natrium. Për sasinë e përfshirë në dozat e parashikuar për mjekimin tuaj nuk ka asnjë efekt anësor të pritshëm të lidhur me natriumin. RABIZA përmban 24 mg manitol. Për sasinë e përfshirë në dozat e parashikuar për mjekimin tuaj nuk ka asnjë efekt anësor të pritshëm të lidhur me manitolin.

Përdorimi i njëkohshëm i barnave të tjera
Përdorimi i njëkohshëm i RABIZA me ketokonazole dhe itrakonazol (substanca që përdoren në trajtimin e infeksioneve fungale) që përmbajnë këto mjekime , mund të zvogëlojë nivelet e gjakut nga përdorimi i njëkohshëm i këtyre barnave , ndërsa përdorimi me digoksinë mund të rrisë nivelin e gjakut , ndaj për këtë arsye , ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj , para se të duke përdorni këto barna. Përdorimi i kombinuar i RABIZA dhe atazanavir (përdorur në trajtimin e infeksionit HIV) mund të zvogëlojë nivelet e gjakut , kështu që këto dy barna nuk duhet të përdoren njëkohësisht. Nëse ju nuk jeni të sigurt , nëse ndonjë prej tyre , është i rëndësishëm për ju , konsultohuni me mjekun ose farmacistin para se të përdorni RABIZA. Në qoftë se , ju jeni duke marrë ,ose , kohët e fundit keni marrë ndonjë bar me recetë apo bar OTC ( pa recetë) , ju lutem informoni mjekun ose farmacistin tuaj

Si ta përdorni RABIZA?
Udhëzime për përdorimin e duhur dhe shpeshtësinë e dozës Përdoreni RABIZA , gjithmonë , ashtu siç ju ka udhëzuar mjeku juaj. Nëse ju nuk jeni të sigurt , sigurohuni duke u konsultuar me mjekun ose farmacistin.

Të rriturit dhe të moshuarit
Për trajtimin e simptomave të moderuara në të rënda të GERD , doza ditore është një tabletë 10 mg , një herë në ditë , esëll/me stomak bosh. Kohëzgjatja e parashikuar e terapisë RABIZA , në një situatë të tillë klinike , është afërsisht katër javë. Nëse simptomat tuaja nuk lehtësohen/eliminohen brenda kësaj periudhe , konsultohuni me mjekun tuaj. Pas kësaj periudhe kohore , nëse është e nevojshme për të menaxhuar simptomat tuaja , mjeku mund t’ju këshillojë të përdorni një dozë të vetme , të përditshme të rabeprazol 10 mg.

Për trajtimin e simptomave shumë të rënda (erozive ose ulcerative GERD) , doza e zakonshme e RABIZA është 20 mg , një herë në ditë , esëll në mëngjes , për një periudhë prej katër deri në tetë javë.

Doza e 10mg / ditë apo 20mg / ditë mund të përdoret esëll për një periudhë kohore të udhëzuar nga mjeku juaj gjatë terapisë afatgjatë në trajtimin mirëmbajtjes të GERD. Mjeku juaj do të përcaktojë kohëzgjatjen e mbajtjes së trajtimit GERD. Mjeku juaj do kërkojë t’ju shohë në intervale kohore për të shqyrtuar simptomat tuaja dhe dozën.

Për trajtimin e ulçerës gastrite (ulcerës peptike) , doza e zakonshme është një tabletë 20 mg RABIZA , një herë në ditë , esëll në mëngjes , për 6 javë Nëse ju nuk jeni përmirësuar , mjeku juaj mund t’ju këshillojë që të përdorni RABIZA për një periudhe shtesë prej 6 javësh.

Doza e zakonshme për ulcerën e intestinale (ulçerën duodenale) është një tabletë RABIZA 20 mg , një herë në ditë , esëll në mëngjes , për 4 javë. Nëse ju nuk jeni përmirësuar , mjeku juaj mund t’ju këshillojë që të përdorni RABIZA për një periudhe shtesë prej 4 javësh.

Për trajtimin dhe parandalimin e përsëritjes së infektimit me H. Pylori , doza e zakonshme është një tabletë RABIZA 20 mg , dy herë në ditë , për 7 ditë. Mjeku juaj mund t’ju këshillojë të merrni antibiotikë të quajtur Amoksicilin ose claritromicin. Për më shumë informacion , në lidhje me barnat e tjera të përdorura në trajtimin e H. Pylori , shihni udhëzimet individuale.

Për trajtimin e Zollinger Ellison , që është prodhim i tepërt acid gastrik , doza e zakonshme fillestare është 3 tableta RABIZA 20 mg , një herë në ditë. Në vartësi të përgjigjes suaj ndaj mjekimit , mjeku mund të rregullojë dozën tuaj të trajtimit. Nëse ju jeni nën një trajtim afat-gjatë , ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj në intervale të rregullta , në mënyrë që mjeku mund të shqyrtojë simptomat dhe dozat tuaja.

Rruga dhe mënyra e përdorimit:
Gëlltitini të gjithë tabletën RABIZA me një gotë me ujë; MOS e përtyp , thyej , apo ta thërrmosh atë.

Cilat janë efektet e mundshme anësore?
Ashtu si të gjitha barnat , pacientët me ndjeshmëri ndaj përbërësve të RABIZA , mund të përjetojnë efekte anësore. Efektet anësore janë zakonisht të lehta dhe përmirësohen pa pasur nevojë për ndërprerjen e këtij bari. Ndërprisni trajtimin me Rabiza dhe kontaktoni menjëherë me një mjek , nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të mëposhtme ju mund të keni nevojë për trajtim urgjent mjekësor:

-Reaksione alergjike , shenjat mund të përfshijnë: ënjtje të papritur të fytyrës tuaj , vështirësi në frymëmarrje apo presion i ulët i gjakut , që mund të shkaktojë gjendje të fikëti ose kolaps ,
-Infeksion të shpeshta , të tilla si , dhimbje fytit ose temperaturë të lartë (ethe) , apo plagë në gojë ose fyt
-Njolla të nxira , apo gjakrrjedhje të lehtë.

Këto janë efekte serioze negative: Nëse keni ndonjë nga këto simptoma , ky është tregues se ju keni alergji serioze ndaj RABIZA. Ju duhet t’i nënshtroheni urgjentisht ndërhyrjes mjekësore ose të jeni nën mbikqyrje spitalore Këto efekte të rënda mund të ndodhin shumë rrallë. Nëse vëreni ndonjë prej efekteve anësore të mëposhtme , ju lutem kontaktoni me mjekun tuaj:
-Shumë të zakonshme: Ndikon më shumë se 1 pacient nga 10
-Të zakonshme: Ndikon 1-10 pacientët nga100.
-Të pazakonshme: Ndikon 1-10 pacientët nga 1,000.
-Të rralla: Ndikon 1-10 pacientët nga 10.000.
-Shumë të rralla: Ndikon më pak se 1 pacient nga 10.000.
-Frekuenca e panjohur: Nuk ka simptoma të pritshme referuar të dhënave aktuale.

Efektet e të mundshme anësore të tjera:

Të zakonshme:
-Infeksione
-Vështirësi në gjumë
-Dhimbje koke apo ndjenja e trullosjes
-Kollë , rrufë ose dhimbje fyti (faringit)
-Pasoja në stomak ,ose zorrë të tilla si , dhimbje në stomak , diarre , fryrje , ndjesia e të qënit i sëmurë (të përziera) , të vjella ose kapsllëk
-Dhimbje shpine
-Dobësi apo simptoma të ngjashme me rrufën.

Të pazakonshme:
-Ndjesia e nervozizmit ose përgjumje ,
-Infeksion në kraharor (bronkit)
-Sinuse të dhimbshme dhe të bllokuara (sinusit)
-Goja e thatë
-Mungesë tretje ose gazra
-Njolla në lëkurë/Rash , apo skuqje
-Dhimbje të muskujve , këmbëve apo kyceve
-Infeksione të fshikëzës (infeksion i traktit urinar)
-Dhimbje kraharori
-Të dridhura apo ethe
-Ndryshime në funksionin e mëlçisë suaj (treguar në analizat e gjakut)

Të rralla:
-Humbja e oreksit (anoreksi)
-Depresioni
-Mbindjeshmëria (përfshin reaksione alergjike)
-Shqetësim pamor
-Dhimbje të gojës (stomatitit) ose çrregullime në shije
-Shqetësim në stomak apo dhimbje stomaku
-Probleme të mëlçisë , duke përfshirë zverdhjen e lëkurës tuaj dhe të bardhës së syve (verdhëza)
-Kruarje , ose lëkurë e ashpër
-Djersitje
-Problemet e veshkave
-Shtim në peshë
-Ndryshime në qelizat e bardha të gjakut (të treguara në analizat e gjakut) , të cilat mund të rezultojnë në infeksione të shpeshta.
-Reduktimi në trombocitet e gjakut

Si ta ruajmë RABIZA

Ruajeni RABIZA në paketë dhe mbajeni jashtë kontaktit dhe shikimit të fëmijëve dhe ne paketën e saj. Ruajeni RABIZA në temperaturën e dhomës , më poshtë se 25°C. Mos e vendosni ne frigorifer. Përdoreni në përputhje me datën e skadimit. Mos e përdorni RABIZA pas afatit te skadencës së shënuar në paketë. Mos e përdorni RABIZA , në rast se vini re ndonjë ose dëmtim në produkt apo paketë.